top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA GURJAN TRAJANI (MITRO): HAJDUT SERIAL I CILI AKUZOHET SE VODHI 47 MILIONË LEKË BRENDA NJË ÇANTE QË GJENDEJ NË NJË AUTOMJET TË PARKUAR TE MEDRESEJA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 23
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gurjan Trajani (Mitro), me moshë 46 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë disa herë për vjedhje.

 

Ai akuzohet se vodhi në një automjet të parkuar një çantë brenda së cilës kishte shuma të mëdha parash në €, $ dhe Lekë shqiptare, shuma e të cilave arrin në 47 milionë Lekë.

 

Automjeti ishte i parkuar në zonën e Medresesë në Tiranë, ndërsa pronarja e makinës është tregtare shumice dhe paratë janë me burim nga biznesi.

 

Njoftim | Vodhi në një automjet të parkuar një çantë brenda së cilës kishte shuma të mëdha parash në euro, dollar e lekë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari.

 

46-vjeçari, i dënuar disa herë për të njëjtën veprimtari kriminale.

 

Sekuestrohen rreth 45 milionë lekë, (një pjesë në euro dhe dollarë) që ky shtetas kishte vjedhur.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e shtetases B.L, i parkuar në zonën e Medresesë, kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë të konsiderueshme parash(rreth 47 milion lekë, një pjesë në euro dhe dollarë), kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4,  u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

 

G. T. (M), 46 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë disa herë për vjedhje.

 

Gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar shumën e parave që ky shtetas kishte vjedhur në automjetin e parkuar.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page