
PKK Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Jahje Zebi, me moshë 40 vjeç.
Ai akuzohet se u përpoq të fuste në Shqipëri 108960 € + 600 franga nga PKK (Pika e Kalimit Kufitar) e Portit të Durrësit.
Njoftim | Port, Durrës/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Aseti”.
Evidentohet dhe goditet një tjetër tentativë për të lëvizur shuma të mëdhaja parash, pa i deklaruar në pkk.
Sekuestrohen 108 960 euro dhe 600 franga, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.
Arrestohet në hyrje të Shqipërisë, 40-vjeçari të cilit iu gjetën paratë në furgonin që drejtonte.
3 ditë më parë, Policia e portit të Durrësit sekuestroi 223 200 euro të dyshuara produkt i krimeve dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.
Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Aseti”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. Z., 40 vjeç, banues në Dibër.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në furgonin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 108 960 euro dhe 600 franga, që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk.
Së bashku me paratë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, furgoni që drejtonte i arrestuari, si dhe 2 celularë dhe pasaporta e tij.
Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me partnerët, vijon puna për të dokumentuar burimin e parave të sekuestruara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments