U ARRESTUA KLODJAN SHUPLI | U KAP ME ARMË ZJARRI ME VETE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 5
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit arrestuan:
1- Z. Klodjan Shupli, me moshë 22 vjeç.
Ai akuzohet se qarkullonte me armë zjarri ndërsa gjendej si pasagjer në një taksi në “Bulevardin e Ri”, në Tiranë.
Njoftim | Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas sigurimit të informacionit se një shtetas, lëvizte i armatosur, me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Backseat”.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, tek Bulevardi i Ri, u ndalua taksia me të cilën lëvizte shtetasi K. Sh., 22 vjeç. Nga kontrolli fizik, iu gjet e iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë.
Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera nga Komisariati Nr. 3, 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments