Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Kristi Buci, me moshë 22 vjeç.
Ai u kap me 900 gramë kokainë në Tiranë, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Ai u kap në flagrancë ne parkingun e spitalit Nënë Tereza, ku me sa duket kishte caktuar pikë takimi me blerësin e kokainës.
Policia gjeti në automjetin dhe në banesën e tij rreth 900 gramë kokainë që ai e zotëronte me qëllim shitjen.
Përpos akuzës për shitje të lëndëve narkotike, ai akuzohet se mbante të fshehur në banesë një sasi municioni luftarak, i cili, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues nga strukturat e Policisë së Shteit gjatë kontrolleve në banesën e tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments