top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA MARIGLEN ABEDINI | I DËNUAR ME 5 VJET BURG NGA GJYKATA E APELIT PËR TREGTI DROGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 26
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat e Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Mariglen Abedini, me moshë 41 vjeç.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor sepse rezultone i dënuar me 5 vite heqje lirie nga Gjykata e Apelit për prodhim dhe shitje narkotikësh.

 

Njoftim | Policia Rrugore ndalon 1 shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata e Apelit, për prodhim/shitje narkotikësh.

 

Në vijim të monitorimit dhe verifikimeve në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore dhe ndëshkimin e autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Mariglen Abedini, 41 vjeç.

 

Pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vunë në pranga 41-vjeçarin, me qëllim ekzekutimin e këtij vendimi.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page