U ARRESTUA MARIO NELA | AKUZOHET SE U PËRPOQ TË VRISTE KUSHURIRIN ERVIN NELA: GJYKATA I KA SHQIPTUAR MASËN E SIGURIMIT VETJAK “ARREST NË BURG”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 5
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Mario Nela.
Ai akuzohet se në muajin shtator të 2024 në bashkëpunim me babain dhe vëllain, ka tentuar të vrasë kushëririn e tij, z. Ervin Nela, tentativë vrasjeje e ndodhur pas një sherri mes tyre.
Gjykata e Tiranës i ka shqiptuar masën e sigurimit vetjak “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokacioni”. Në shtator 2024, tentoi të vriste me armë zjarri, kushëririn e tij, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.
I ndaluari e kreu krimin në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, të cilët u kapën nga Policia, menjëherë pas ngjarjes.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për krim kundër personit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, finalizuan operacionin e koduar “Lokacioni”.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. N., 29 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, shtetasit G. N. dhe E. N., gjatë një konflikti më datë 11.09.2024, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, kushëririn e tij, shtetasin E. N.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments