U ARRESTUA MARJUS SHKËMBI; NË KËRKIM POLICOR U SHPALL ERGIVIO HYSA | AKUZOHEN SE VODHËN NJË AUTOMJET NË RRUGËN “KOL KOÇI” NË FSHATIN YZBERISH (TIRANË).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 2 min read

Rruga “Kol Koçi”, fshati Yzberish, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Marjus Shkëmbi.
Në kërkim policor u shpall:
1- Z. Ergivio Hysa.
Ata akuzohen për vjedhjen e një automjeti në fshatin Yzberish të Tiranës më 25 prill të vitit 2025.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të marrë nga një 28-vjeçare, të cilës i ishte vjedhur automjeti në garazhin e pallatit ku banon, kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, i cili u gjet pranë banesës së 20-vjeçarit (të arrestuar).
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 20-vjeçarit, të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti