top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U ARRESTUA MARTIN VASILI (NDRYSHE LEKA) BANUES NË FSHATIN QAFË ALIAJ: ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR I AKUZUAR SE PO TRANSPORTONTE 480 BIMË TË PRERA HASHASHI.

Malësisë së Madhe | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Martin Vasili (ndryshe Leka), me moshë 41 vjeç, banues në fshatin  Qafë Aliaj.

 

Ai ishte person i shpallur në kërkim policor i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, ndaj të cilit Gjykata e Shkodrës ka shqiptuar masën e sigurimit vetjak “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

Në datën 9 gusht të vitit 2023, në fshatin Goraj, Kastrat policia vendore konstatoi një automjet në të cilin po transportoheshin 480 bimë të dyshuara hashashi (narkotike cannabis) të prera.

 

Sapo pa policinë vendore ai ia mbathi me vrap duke braktisur automjetin.

 

Aktet proceduriale penale në ngarkim të z. Vasili i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të metejshme.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page