top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA MIKEL BERISHA: AKUZOHET SE ISHTE PJESË E NJË ORGANIZATE KRIMINALE QË KRYENTE VJEDHJE ME DHUNË NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË ITALISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 1
  • 2 min read

Berat, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Mikel Berisha, me moshë 47 vjeç, banues në Berat.

 

Ai akuzohet se ishte pjesë e një organizate kriminale që kryente vjedhje me dhunë në territorin e Republikës së Italisë.

 

Njoftim | Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted", për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

 

I akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që kryenin vjedhje me dhunë, kapet në Berat dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 47-vjeçari.

 

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted".

 

Gjatë këtij operacioni, u kap në Berat dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi M. B., 47 vjeç, banues në Berat.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Benevento, Itali, me vendimin e datës 16.07.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Grup kriminal në vjedhje me dhunë", sipas Kodit Penal të Italisë.

 

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shteit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Opmerkingen

Beoordeeld met 0 uit 5 sterren.
Nog geen beoordelingen

Voeg een beoordeling toe
bottom of page