U ARRESTUA NIKOLIN MAKA NGA FSHATI KËMISHTAJ | TREGTAR HASHASHI ME PAKICË (50 DOZA).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 11
- 1 min read

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Nikolin Maka, me moshë 28 vje, banues në fshatin Këmishtaj.
Z. Maka u kap nga me rreth 50 doza hashashi gati për shitje.
Njoftim | Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Prokuroria e Fierit, në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Fierit, kundër narkotikëve, është finalizuar operacioni “Pritja”.
Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi N. M., 28 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios