top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA ORGES (DRITAN) JAHELEZI: I DËNUAR NGA GJKKO-ja ME 6 VITE + 8 MUAJ | “GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL” + “PRODHIMI DHE SHITJA E NARKOTIKËVE” + “KRYERJA E VEPRAVE PENALE NGA ORGANIZATA KRIMINALE”

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 22
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Orges (Dritan) Jahelezi.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor sepse ndaj tij Gjykata e Posaçme ka shqiptuar dënim penal me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie për veprat penale të:

1- Grup i strukturuar kriminal”.

2- Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

3- Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

 

Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Tempus”.

 

Kapet 48-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar me 6 vite e 8 muaj nga SPAK, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

 

Si rezultat i një pune të mirorganizuar bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim policor, Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tempus”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasin:

 

Orges (Dritan) Jahelezi., 48 vjeç, banues në Tiranë.

 

Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal’, “Prodhim e shitje narkotikesh”,dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page