top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA RINALD RAKIPAJ | AKUZOHET SE KREU MARRËDHËNIE SEKSUALE ME NJË VAJZË TË MITUR; AKUZOHET SE NXITI 3 VAJZA TË MITURA TË DROGOHESHIN; NJË BASHKËPUNËTOR I TIJ PO HETOHET NË GJENDJE TË LIRË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 25
  • 2 min read

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shteit arrestuan:

1- Z. Rinald Rakipaj, me moshë 40 vjeç.

 

Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie sekuale me një vajzë të mitur 15 vjeçe.

 

Fillimisht dyshohet se z. Rakipaj, së bashku me të miturën dhe dy shoqet e saj, po ashtu të mitura kanë shkuar në një nga hotelet këtij qyteti, ku së bashku me një person tjetër (i cili do të hetohet penalisht në gjendje të lirë) kanë nxitur të miturat të komsumonin drogë.

 

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, vajzat e mitura kanë pohuar që kanë konsumuar lëndë narkotike por kanë mohuar që të kenë kryer marrëdhënie seksuale.


Njoftim | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

 

Gjithashtu, shtetasi R. R., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

 

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Vlorë, për veprime të mëtejshme, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page