top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA SINAN KOVAÇI: 30 GJER NË 40 MIJË $ PËR PERSON PËR TË SHKUAR NË AMERIKË ME DOKUMENTA FALSO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 27
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Sinan Kovaçi, me moshë 48 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ai akuzohet se ishte pjesë e një rrjeti kriminal që lehtësonte kalimin e paligjshëm të qytetarëve shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundrejt një pagese 30000 gjer në 40000 dollarë për person.

 

Operacioni policor u zhvillua dje në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore, Prokurorinë e Tiranës dhe Njësinë e Hetimeve Kriminale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të ShBA-ës, e cila, operon pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.

 

Sipas hetimeve penale paraprake rrjeti kriminal dyshohet se operonte që prej vitit 2020, duke ndihmuar qytetarë shqiptarë dhe të huaj të kalonin ilegalisht nga Shqipëria drejt ShBA-ës.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page