top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA VALENTIN KOVAÇI: ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR VJEDHJE ME DHUNË DHE NGACMIM SEKSUAL.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Velentin Kovaçi, me moshë 33 vjeç.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor pas një kallëzimi të bërë nga një 30 vjeçare, e cila denoncoi se i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, me sende personale, dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë.

 

Njoftim | Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë në vijin të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cave”.

 

Në kuadër të operacionit, në zonën e Kalasë së Lezhës, në një guvë (shpellë), në të cilën fshihej për t’ju shmangur Policisë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Valentin Kovaçi, 33 vjeç, banues në Lezhë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një shtetase 30 vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

 

Gjatë kontrollit në vendin ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page