
Berat, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Çlirim Hoxhallari, me moshë 56 vjeç.
Ai, me statusin e administratorit të një subjekti ndërtimi, ishte shpallur në kërkim policor që prej dhjetorit të vitit të kaluar, për shkak se një masiv guri zuri punëtorin Gani Selenica, i cili, ishte duke punuar në rikonstruksionin e një objekti ndërtimi.
Ngjarja ndodhi më 17 dhjetor të vitit 2024, në lagjen “13 shtatori”.
Ndaj z. Hoxhallari gjykata e Beratit ka shqiptuar masën e sigurimit vetjak “Arrest në burg”.
Ai akuzohet për veprat penale të:
1- “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
2- “Punësimi i paligjshëm”.
3- “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments