U ARRESTUAN ADRIATIK KOLECI + KASTRIOT KOÇI + SANDRI KALEMI | MALLRA KONTRABANDË ME VLERË FINANCIARE 50 MIJË €.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 6
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së shtteit arrestuan:
1- Z. Adriatik Koleci, me moshë 33 vjeç.
2- Z. Kastriot Koçi, me moshë 66 vjeç.
3- Z. Sandri Kalemi, me moshë 34 vjeç (të tre banues në Tiranë).
Ata u arrestuan në rrugën “Teodor Keko” duke transportuar me dy automjete 16 çanta dhe valixhe të mbushura me veshje dhe aksesorë pa fatura blerjeje (kontrabandë) me vlerë rreth 50000 €.
Njoftim | Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Furnizimi”.
Transportonin me 2 automjete, veshje dhe aksesorë të kontrabanduar, me vlerë rreth 50 000 euro, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Njëri prej tyre, pronari i dyqanit ku do të shiteshin mallrat.
Sekuestrohen mallrat, 2 automjetet dhe 2 celularë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të tregtimit të veshjeve dhe aksesorëve të kontrabanduar, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Tiranë finalizoi operacionin “Furnizimi”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 33 vjeç, K. K., 64 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Në rrugën “Teodor Keko”, janë ndaluar automjetet me drejtues shtetasit A. K. dhe K. K., si dhe pasagjer shtetasin S. K., në të cilat nga kontrollet janë gjetur 16 çanta dhe valixhe, me veshje dhe aksesorë, pa fatura blerjeje. Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e kontrabanduara do të shiteshin në dyqanin e 33-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments