U ARRESTUAN ANDI TROKA; ERVALDO MYRTAJ; ARMAND SALACI; ERION LICAJ; DORJAN LULAJ + | AKUZOHEN SE DOGJËN LOKALIN “DELFINI” NË DARZEZË TË FIERIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 1
- 2 min read

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Andi Troka.
2- Z. Ervaldo Myrtaj.
3- Z. Armand Salaci.
4- Z. Erion Licaj.
5- Z. Dorjan Lulaj.
Një tjetër subjekt u shpall në kërkim policor.
Ata akuzohen se janë dorasit e zjarrvënies ndaj një lokali në Darzezë, lokal i emërtuar “Delfini”, i cili, u përfshi nga flakët më 30 mars të vitit 2025, duke shkaktuar dëme materiale.
Për shkak se lokali ishte i ndërtuar me dru, u dogj totalisht brenda disa minutash. Lokali funksiononte prej 5 vitesh gjatë muajve të plazhit. Dëmi i përllogaritur paraprakisht arrin në shifrën e 30 milionë lekëve të vjetra. Janë djegur të gjitha pajisjet që ndodheshin brenda ambienteve, 120 shezlongë dhe 60 çadra.
Njoftim | Në vijim të informacionit të dhënë më datë 30.03.2025, mbi djegien e një lokali në plazhin e Darëzezës, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale në lidhje me rastin, u ndaluan shtetasit A.T., 23 vjeç, E. M., 20 vjeç, A. S., 20 vjeç, E. L., 19 vjeç dhe, 19 vjeç, të pestë banues në Fier, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. R., 19 vjeç, pasi dyshohen si autorë të këtij rasti.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. R., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve, si dhe për të dokumentuar shkakun e zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments