top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN ARBEN PRESHEVA DHE XHEZMI HALITI | AKUZOHEN SE NUK PËRMBUSHËN DETYRAT E TYRE DUKE KRIJUAR KUSHTET PËR VDEKJEN E XHULJO SHTËMBARIT NË FSHATIN MËRTISH (I CILI ISHTE ELEKTRIÇIST).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 1 min read

Mërtish, Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Xhezmi Haliti (punonjës nënstacioni elektrik).

2- Z. Arben Presheva (elektriçist).

 

Ata akuzohen se me veprime dhe me mosveprime krijuan kushtet dhe rrethanat për vdekjen në punë e sipër të z. Xhuljo Shtëmbari (elektriçist), konkretisht duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën që i ndjeri po e riparonte.

 

Njoftim | Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Mërtish, ku humbi jetën shtetasi Xh. Sh., 32 vjeç, elektricist i OSHEE, dyshohet sepse ra në kontakt me rrymën, gjatë punës për riparimin e një linje elektrike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë. Këta shtetas, përkatësisht elektricistë të OST dhe OSHEE, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte 32-vjeçari, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page