top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN ARTUR CIKU DHE IDAJET SULKJA | AKUZOHEN SI HAJDUTË SERIALË NË FSHATRAT E PEQINIT PËR 8 VJEDHJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 22
  • 2 min read

Updated: Mar 29

Peqin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Artur Ciku, me moshë 38 vjeç.

2- Z. Idajet Sulkja, me moshë 48 vjeç.

 

Ata akuzohen se kanë kryer të paktën 8 vjedhje në disa banesa në fshatrat e Peqinit përgjatë dy viteve të fundit.

 

Njoftim | Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Revealed” pas një hetimi disamujor me metoda proaktive.

 

Zbardhen 8 vjedhje në banesa, të ndodhura përgjatë 2 viteve, sekuestrohen pajisje elektrike, elektronike, sende të ndryshme shtëpiake, televizorë, kondicionerë, biçikleta, orendi shtëpiake, bizhuteri  dhe municion luftarak.

 

Vihen në pranga 2 autorë, njëri prej tyre i dënuar më parë për vjedhje.

 

Procedohen penalisht 2 shtetas, një 49-vjeçar, i cili me mjetin e tij ka transportuar sendet e vjedhura dhe një 65-vjeçare që kishte dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira autorëve një ambient që grumbullonin sendet e vjedhura.

 

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori tjetër, që ka përdorur automjetin e tij në mundësimin e vjedhjeve.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Revealed".

 

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. C., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtin krim dhe I. S., 48 vjeç, banues në Durrës, të cilët dyshohen si autorë të 8 vjedhjeve në banesa të pa banuara (ku pronarët jetojnë jashtë shteti), përgjatë 2 viteve, në disa fshatra të Peqinit.

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

 

- A. Q., 49 vjeç, banues në fshatin Mjekës, i cili është proceduar penalisht  pasi dyshohet se me automjetin e tij ka bashkëpunuar në transportimin e sendeve të vjedhura;

 

- K. B., 65 vjeçe, që dyshohet se ka pasur dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira një ambient autorëve që ata e përdornin për grumbullimin e sendeve të vjedhura.

 

Më tej, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori tjetër i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, shtetasi B. H., 33 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka përdorur automjetin e tij për mundësimin e vjedhjeve.

 

Vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit.

 

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan 4 televizorë, 5 kondicionerë, 6 biçikleta, orendi shtëpiake, pajisje të ndryshme elektronike dhe elektrike, bizhuteri, fishekë luftarak dhe 1 automjet i përdorur nga autorët për mundësimin e vjedhjeve.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page