top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN BESIM KËRTUSHA; DALIP KËRTUSHA; QANI SULO; ARDIT GJOKA | AKUZOHEN SE KANË DHUNUAR NJË QYTETAR I CILI GJENDET NË GJENDJE KRITIKE SHËNDETËSORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 27
  • 2 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit arrestuan;

1- Z. Besim Kërtusha.

2- Z. Dalip Kërtusha.

3- Z. Qani Sulo.

4- Z. Ardit Gjoka (të gjithë banues në Durrës).

 

Ata ishin të shpallur në kërkim policor.

 

Ata akuzohen se në bashkëpunim kriminal me njëri-tjetrin, më 26 tetor 2024, në lagjen nr. 15, Durrës, kanë goditur me sende të forta një qytetar, i cili, është dëmtuar rëndë.

 

Në banesën e z. Sulo u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal.

 

Njoftim | DVP Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas në kërkim të cilët akuzohen për plagosjen e rëndë të një shtetasi, me sende të forta.

 

Sekustrohet një sasi kokaine në banesën e njërit nga të arrestuarit.

 

Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

 

B. K., 32 vjeç, D. K., 60 vjeç, A. Gj., 32 vjeç, dhe Q. S., 28 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

 

Nga veprimet hetimore për rastin, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.09.2024, në lagjen nr. 15, Durrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. Ç., i cili është dëmtuar rëndë.

 

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Q. S. u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page