
Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit arrestuan:
1- Z. Daljon Barçi (iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal 80 doza të dyshuara kokainë gati për shitje).
2- Z. Haxhi Qyra.
Ata tregtonin lëndë narkotike në ambiente dhe zona të ndryshme të qytetit të Durrësit.
Njoftim | Durrës /Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, operacioni policor antidrogë i koduar “Point Blank”.
Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga dy shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në ambiente dhe zona të ndryshme të qytetit të Durrësit.
Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje, që iu gjetën dy shtetasve gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndës narkotike kokainë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Point Blank”.
Gjatë operacionit, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit D. B., 23 vjeç, dhe H. Q., 25 vjeç, të dy banues në Hamallaj, Durrës.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin e këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuara kokainë. Gjatë kontrollit të banesave, shtetasit D. B, ju gjetën dhe ju sekuestruan 80 doza të dyshuar kokainë gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires