Kavajë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së shtetit arrestuan:
1- Z. Flamur Avdyli.
2- Z. Genc Lala.
3- Z. Alban Gjura.
Ata akuzohen se po kryenin punime për ndërtimin e paligjshëm të një moli, në plazhin e Golemit.
Njoftim | Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 1 rast të kësaj paligjshmërie, në Golem.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan shtetasit:
F. A., 54 vjeç, banues në Shijak, i proceduar penalisht më parë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, G. L., 48 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës, dhe A. Gj., 35 vjeç, banues në Golem.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente, për ndërtimin e një moli afër stacionit të plazhit në pronësi të shtetasit F. A.
Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.