top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U ARRESTUAN GANI KOÇEKU DHE LEDIO TUSHA | U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR RONALD KOÇEKU; LUÇIANO (ARTUR) KOÇEKU; GËZIM KOÇEKU; DINO (ABEDIN) KOÇEKU | AKUZOHEN SE DHUNUAN ADRIATIK ROSHIN (AD LECIN).

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gani Koçeku, me moshë 24 vjeç.

2- Z. Ledio Tusha, me moshë 31 vjeç (nipi i Tur Koçekut).

 

Në kërkim policor u shpallën:

1- Z. Ronald Koçeku.

2- Z. Luçiano (Artur) Koçeku.

3- Z. Gëzim Koçeku.

4- Z. Dino (Abedin) Koçeku.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues:

1- Një armë zjarri pistoletë (me leje në banesën e z. Ledio Tushaj).

2- Një armë gjahu në banesën e z. Dino (Abedin) Koçeku.

 

Arrestimi i tyre lidhet me sulmin kriminal të ndërmarrë ndaj z. Adriatik Roshi (i njohur edhe si “Ad Leci”) me moshë 48 vjeç, i cili, ra preh e një sulmi fizik të ndërmarrë ndaj tij.

 

Ai u dhunua fizikisht më 5 janar të vitit 2025 në ambientet e një berberhanje, në Tiranë, nga disa subjekte kriminalë të maskuar.

 

Z. Roshi gjendet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka thyerje kockash pothuajse në të gjithë trupin nga koka tek këmbët, por fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

 

Sipas autoriteteve të hetimit penal organizatori i sulmit kriminal ndaj tij është z. Artur Koçeku (i njohur edhe si Tur Koçeku), me status profesional shoqëror biznismen, i cili, ka vendosur të vetëquhet Luçiano Koçeku.

 

Ai tashmë është shpallur në kërkim policor së bashku me tre të afërm të tij. Nipi i tij dhe një i afërm tjetër tashmë janë arrestuar nga autoritetet vendore të hetimit penal.

 

Akti kriminal i ndërmarrë ndaj z. Roshi është inçizuar nga kamerat e sigurisë të berberhanes ku ndodhi akti kriminal ndaj tij, i ndodhur në rrugën “29 Nëntori”, pranë kryqëzimit tek ish-dogana e Tiranës, ose ish-Sheshi “Shqiponja”.

 

Në videon e inçizuar nga sistemi i vëzhgimit i berberhanes shihen katër (4) subjekte të maskuar dhe të pajisur me shufra hekuri dhe sëpata. Dy tjerë kanë qëndruar roje tek dera.

 

Ata sulmuan z. Roshi, i cili, ishte duke pritur në radhë dhe e goditën me shufra hekuri, me sëpatë dhe me sende të tjera.

 

Autoritetet e hetimit penal kanë dyshime se akti kriminal i ndërmarrë ndaj z. Roshi lidhet me një konflikt të ndodhur në një prej resorteve të bregdetit jonian, në Palasë, i ndodhur më 24 gusht të vitit 2024, ku z. Luçiano (Artur) Koçeku u sulmua dhe mbeti i plagosur rëndë.

 

Gjithësesi, ende nuk është arritur të provohet se z. Adriatik Roshi ishte i pranishëm gjatë aktit kriminal që ngjau në Palasë.

 

Kumtohet se konflikti në Palasë ka lindur për shkak të një shisheje me shampanjë, kur në atë lokal ishte duke kënduar këngëtari grek Kostandinos Argios.

 

Z. Adriatik Roshi njihet si miku i z. Fatmir Bejo, një personazh i shpallur në kërkim policor nga autoritetet vendore të hetimit penal për dy ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë dhe për konfliktin e ndodhur në palasë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page