top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN JETLIR MULKURTAJ; GJONALD HAZIZI; JETMIR MULKURTAJ; ORMAL ISMAILI | NË RRUGËN “BILL KLINTON” U KONTROLLUA BAGAZHI I NJË AUTOMJETI KU U GJETËN 2 THASË ME HASHASH (11 KG).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 28
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Jetlir Mulkurtaj.

2- Z. Gjonald Hazizi.

3- Z. Jetmir Mulkurtaj.

4- Z. Ormal Ismaili.

 

Ata u kapën në flagrancë duke transportuar 11 kilogram hashash.

 

Gjatë operacionit policor, në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Mercedes-Benz”, në të cilin, gjatë kontrollit fizik, konkretisht në bagazhin e tij, u gjetën dhe u sekuestraun në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal 2 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg.

 

Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Carry on”.U kapën në flagrancë duke transportuar 11 kilogramë kanabis, me qëllim shitjen, vihen në pranga 4 shtetas.

 

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale, të DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi proaktiv, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune hetimore tremujore, ka organizuar dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar “Carry on”.

 

Nga Rinasi në Gjenevë/ Air Albania shton një tjetër linjë direkte, nisja e parë me “Migjenin”

 

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

 

J. M, 27 vjeç dhe J. M., 35 vjeç të dy banues në Tropojë; Gj. H., 28 vjeç dhe O. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

Gjatë operacionit, në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit, në bagazh, janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg.

 

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 5 celularë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page