top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U ARRESTUAN PATRIK FERKO (NDRYSHE EDHE PËLLUMB XHAFA) DHE ERSI HOXHAJ TË DY BANUES NË FSHATIN DËRMENAS | DROGË + ARMË.

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Patrik Ferko (ndryshe edhe Pëllumb Xhafa), me moshë 49 vjeç.

2- Z. Ersi Hoxhaj, me moshë 20 vjeç, të dy banues në fshatin Dërmenas.

 

Ata u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”.

 

Ata dyshohet se i përkasin një grupi të shpërndarjes së drogës në qarkun e Fierit, por po verifikohet edhe për precedentë të tjerë kriminalë.

 

Policia vendore njoftoi sot (16 gusht 2024) se ka finalizuar operacionin e koduar “Sundimi i ligjit”, pas sinjalizimeve se dy të rinj posedonin armatime dhe drogë dhe udhëtonin në aksin Pojan-Dërmenas.

 

Kanë qenë agjentët e Antidrogës dhe Patrullat, që bënë ndjekjen dhe prangosjen e tyre.

 

Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dhjetëra doza cannabis sativa, 2 celularë dhe automjeti.

 

Ndaj të rinjve u ngritën akuzat “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim, kurse dosja i kaloi prokurorisë vendore.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page