Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ralf Zoga.
2- Z. Igli Pallosha.
3- Z. Eris Krymbi.
Ata u kapën në Tiranë me 520 gr hashash, me vlerë finaciare rreth 11 mijë €.
Ata akuzohen për trafik hashashi nga Tajlanda drejt Shqipërisë nëpërmjet shërbimit postar.
Njoftim | Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments