U ARRESTUAN SYRGEN SHALA DHE MIKEL AHMETI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 22
- 1 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Syrgen Shala, me moshë 24 vjeç.
2- Z. Mikel Ahmeti, me moshë 37 vjeç.
Njoftim | 📌 Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh., 24 vjeç, banues në Mamurras.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Toyota, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një aparat celular dhe një grirëse metalike.
Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti i përdorur nga 24 vjeçari.
📌 Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, arrestuan shtetasin M. A., 37 vjeç, pas një denoncimi se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, duke e goditur me një send të fortë në kokë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Yorumlar