top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN TURQIT SINAN BOLAT DHE MARAL HUSEINOVA (HUSEYNOVA) | AKUZOHEN SE SHFRYTËZONIN PËR PROSTITUCION NJË TURKE DHE NJË AZERE TE RRUGA E “BARRIKADAVE” NË TIRANË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 3
  • 2 min read

Rruga e “Barrikadave”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Sinan Bolat, qytetar turk.

2- Z. Maral Huseinova (Huseynova), qytetar turk.

 

Ata akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion një qytetare nga Azerbajxhani dhe një qytetare nga Turqia.

 

Njoftim | DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Foreigners”.

 

Shfrytëzonin 2 shtetase të huaja, për prostitucion, kapen dhe vihen në pranga një 31-vjeçar dhe një 27-vjeçare (shtetas turq).

 

Procedohen penalisht 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.

 

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 3 celularë.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të prostitucionit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Foreigners”.

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit turq M. H. dhe S. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Turqia dhe një shtetase nga Azerbajxhani, të cilat e ushtronin prostitucionin në një apartament në Rrugën e Barrikadave.

 

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan shtetasja M. H., 27 vjeçe dhe shtetasi S. B., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

 

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2500 euro dhe 200 dollarë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 3 celularë.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page