U BOTUA SOT NË MËNGJES FOTOGRAFIA QË PASQYRON TAKIMIN E PAPA FRANÇESKUT ME ÇIFTIN MBRETËROR BRITANIK NË KAZA (CASA) SANTA MARTA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 10
- 1 min read

Vatikan | I buzëqeshur dhe pa oksigjen: ja si u shfaq Papa Françesku në foton me Çiftin mbretëror britanik Karl dhe Kamila, të cilin, e takoi pasditen e djeshme.
Zyra e shtypit e Vatikanit botoii këtë mëngjes pamjen e familjes mbretërore me Papën në Casa Santa Marta.
Të buzëqeshur shfaqen edhe mbreti Karl (Charles) III dhe mbretëresha Kamila (Camilla), të veshur me të zeza.
Mbreti mban në dorë një pako të kuqe, ndoshta një dhuratë nga ose për Papën, ndërsa Mbretëresha shtrëngon duart me Papën e ulur në kolltuk.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments