U EKSTRADUA FLAVIO MËRKURI | I DËNUAR ME 2 VJET E 6 MUAJ BURG PËR VEPRËN PENALE TË PARASHIKUAR SI: “VJEDHJA ME DHUNË” MBETUR NË TENTATIVË KRYER NË BASHKËPUNIM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 7
- 2 min read

Aeroporti Rinas, Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit pritën në aeroportin e Rinasit:
1- Z. Flavio Mërkuri.
Ai ishte shpallur në kërkim policor ndërkombëtar, sepse, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj heqje lirie, për veprën penale të parashikuar si: “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Ai u ekstradua nga Italia.
Njoftim | Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, kapen dhe ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar. Ekstradohet nga Gjermania një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim. Ekstradohet nga Italia një 50 vjeçar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”
1-Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u kryen procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.
2-Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar I. N., 50 vjeç.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments