Tiranë, Shqipëri | Autoritetet shqiptare të hetimit penal bënë të mundur ekstradimin nga Belgjika të:
1- Z. Diego Haxhiraj (i njohur edhe si Teki Haxhiraj), me moshë 39 vjeç.
Ai akuzohet se dy vjet më parë qëlloi me armë zjarri ndaj dy (2) punonjësve të Policisë së Shtetit në Vlorë.
Akti kriminal ngjau më 2 shtator të vitit 2022.
Gjykata e Vlorës ka shqiptuar ndaj tij masën e sigurimit vetjak “arrest me burg”, për akuzat penale të;
1- “Vrasje e mbetur në tentativë”.
2- “Armëmbajtje pa leje”.
Njoftim | Ekstradohet nga Belgjika, një 39-vjeçar që akuzohet se rreth 2 vjet më parë, në Vlorë, tentoi të vriste me armë zjarri, 2 punonjës policie.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët në Belgjikë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D. H. alias T. H., 39 vjeç.
Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Mbrëmjen e datës 02.09.2022, në qytetin e Vlorës, dyshohet se shtetasi D. H. alias T. H., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të 2 punonjësve të Policisë. Autorët u larguan nga vendngjarja, me një automjet, i cili u gjet dhe u sekuestrua nga Policia.
Operacioni “Para drejtësisë” vijon”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments