U EKSTRADUA NGA GREQIA BASHKIM KOÇI NGA BURRELI | U EKSTRADUA NGA ITALIA SALVATORE KASHINO (CASCINO).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 20
- 2 min read

Aeroporti Rinas, Shqipëri | Autoritetet e zbatimit të ligjit ekstraduan:
1- Z. Bashkim Koçi.
2- Z. Salvatore Kashino (Cascino).
Interpol Tirana, në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, ka zhvilluar në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, 2 operacione për ekstradimin e 2 shtetasve që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
1- U ekstradua nga Athina z. Bashkim Koçi., me moshë 40 vjeç, lindur në Burrel.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, me vendimin e datës 07.06.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të:
1- “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
2- “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lagjen “Partizani”, Burrel, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. D., ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë.
Nga të shtënat, shtetasi A. D. është dëmtuar rëndë.
2- U ekstradua nga Italia, qytetari italian Salvatore Kashino (Cascino)., 53 vjeç.
Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 25.07.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të:
1- “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim.
2- “Dhënia e informacioneve të rreme”.
3- “Fshehja e të ardhurave”.
Ky shtetas është arrestuar në Itali, 1 vit më parë, gjatë operacionit “Filiali”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Skema”, i zhvilluar në Shqipëri, në vitin 2023, në bashkëpunim me autoritetet italiane.
Ai akuzohet se në bashkëpunim me 2 qytetarë të tjerë italianë dhe me 2 qytetarë shqiptarë (të arrestuar), kanë krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare.
Nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës, këto kompani, gjatë periudhës dhjetor 2019 - mars 2020, kanë krijuar një teprice kreditore tek një shoqëri me administrator njërin nga shtetasit italianë, për të cilën, në mënyrë abuzive, është kërkuar rimbursim i TVSH-së.
Nëpërmjet kësaj skeme, në vitin 2022, është përfituar si rimbursim i TVSH-së, shuma 20 765 411 lekë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit




Comments