U EKSTRADUA NGA ITALIA BUJAR SHEGA (I NJOHUR NDRYSHE EDHE SI MARSEL SHEGA) | AKUZOHET SI PJESË E ORGANIZATËS KRIMINALE TË DREJTUAR NGA SUEL (SULË) ÇELA | GJKKO-ja I KA SHQIPTUAR MASË SIGURIMI ME BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 3
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit bënë të mundur ekstradimin nga Italia të:
1- Z. Bujar Shega (i njohur ndryshe edhe si Marsel Shega).
Ai u arrestua në Milano të Italisë në muajin nëntor të vitit 2024.
Autoritetet e Posaçme të hetimit penal e konsiderojnë si financierin e organizatës kriminale të drejtuar nga z. Suel (Sulë) Çela.
Ndaj tij, GjKKO-ja ka shqiptuar masën e sigurimit vetjak “arrest me burg” në mungesë.
Ai pritet të nxirret përpara GjKKO-së për verifikimin e masës së sigurimit të shqiptuar ndaj tij në mungesë.
Njoftim | Ekstradohet nga Milano, një 52-vjeçar i akuzuar nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Itali, M. Sh. alias B. Sh., 52 vjeç, i lindur në Elbasan.
Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



Comments