top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U EKSTRADUA NGA ITALIA ILIA NDOKA | AKUZOHET SI PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL QË DONTE TË VRISTE DURIM BAMIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 7
  • 2 min read

Aeroporti Rinas, Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit pritën në aeroportin e Rinasit:

1- Z. Ilia Ndoka, me moshë 50 vjeç.

 

Ai u ekstradua nga Italia.

 

Ai konsiderohet nga autoritetet e Posaçme të hetimit penal si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që synonte të eleminonte fizikisht z. Durim Bami.

 

Z. Ndoka akuzohet se kishte rol për të financuar me të holla dhe me informacion të afërmin e tij, z. Arben Ndoka (ish-deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë), i cili, ishte vënë në kërkim të vrasësve të vëllait të tij, të z.  Aleksandër Ndoka.

 

Për këtë ai bëri pakt edhe me grupe të strukturuara kriminale, me grupin e Avdylajve në Shijak, me të konsideruarin tashmë si i zhdukur, z. Ervis Martinaj dhe me shumë subjekte që konsiderohen krerë të Agjenturës Shqiptare të Krimit Ordiner.

 

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme (GjKKO) ka shqiptuar masën e sigurimit vetjak “arrest në burg”.

 

Njoftim | Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, kapen dhe ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar. Ekstradohet nga Gjermania një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim. Ekstradohet nga Italia një 50 vjeçar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”

 

1-Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u kryen procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

 

18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.

 

2-Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar I. N., 50 vjeç.

 

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

I ekstraduari Ilia Ndoka.
I ekstraduari Ilia Ndoka.
I ekstraduari Ilia Ndoka dhe ish-deputeti i partisë Socialiste të Shqipërisë Arben Ndoka.
I ekstraduari Ilia Ndoka dhe ish-deputeti i partisë Socialiste të Shqipërisë Arben Ndoka.

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page