U HARTUAN NYJET ENIGMATIKE TË ADN-së | JANË 50 MIJË TË TILLA: MUND TË KENË NJË ROL KUNDËR TUMOREVE DHE INFEKSIONEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 1, 2024
- 2 min read
Vjenë, Austri | Disa nga nyjet misterioze që shfaqen përgjatë vargut të spirales së dyfishtë të ADN-së njerëzore janë hartuar: këto janë të ashtuquajturat i-motive, pika në të cilat ADN-ja humb strukturën e saj klasike dhe përdridhet përkohësisht dhe të cilat mund të luajnë një rol themelor në disa patologji dhe për barna të reja antikancerogjene dhe antivirale.
Studimi i botuar në Embo Journal u koordinua nga z. Deniëll Krist (Daniel Christ), nga Instituti Garvan në Australi, me kontributin e znj. Sara Riktër (Richter), znj. Irene Zanin dhe znj. Emanuela Ruxhero (Ruggiero), nga Universiteti i Padovës.
“Ne e dimë prej disa vitesh që ADN-ja nuk ekziston vetëm në formën e saj të dyfishtë spirale, atë që mund ta përkufizojmë si kanonike”, tha znj. Ruxhero (Ruggiero).
“Në disa momente - shtoi ajo - ADN-ja mund të marrë lloje të ndryshme strukturash dhe disa nga këto, shumë interesante, janë të ashtuquajturat kuaternare pasi ato janë një lloj nyjesh të përbëra nga 4 fije, g-katërplekset dhe i-motivet”.
Ato janë të ngjashme me nyjet që shfaqen në faza shumë specifike të aktivitetit qelizor, për shembull në replikim, dhe më pas zhduken shpejt, dhe deri më tani ato ishin pothuajse të pamundura për t'u studiuar.
Një pikë kthese erdhi në vitin 2018 kur studiuesit australianë zhvilluan një molekulë të aftë për të njohur dhe lidhur me këto nyje, një lloj etiketë e theksuar për t'i studiuar ato.
“Por ne jemi ende në fazat shumë të hershme të studimit - nënvizoi znj. Ruxhiero (Ruggiero) dhe për momentin pjesa më e madhe e punës është mbi të gjitha për të identifikuar dhe studiuar të gjitha këto struktura, të cilat, me shumë mundësi kanë një rol të rëndësishëm në aktivitetin qelizor, dhe gjithashtu në shumë patologji, si në qelizat tumorale, sesa në rastin e infeksioneve nga viruset që aktivizojnë, për shembull, replikimin e tyre në sekuencën e ADN-së”.
Studimi i ri ndihmon pikërisht në këtë drejtim: një hartë e rreth 50 mijë nyjeve të tipit i-motif që mund të prodhohen në qelizat njerëzore dhe mbi të cilat do të punohet në të ardhmen për të identifikuar barnat dhe terapitë e reja.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments