top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U KRIJUA BANKA SHQIPTARE E ZHVILLIMIT | LIGJI I SAJ KALOI NË FLETOREN ZYRTARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 12
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Shqipërisë tashmë i është shtuar një tjetër institucion financiar që do të bëjë të mundur financimin e sektorëve prioritarë të ekonomisë si dhe pranimin e kursimeve nga qytetarët.

 

Bëhet fjalë për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, zyrtarizimi i së cilës ka kaluar tashmë në Fletoren Zyrtare.

 

Banka Shqiptare e Zhvillimit ushtron veprimtaritë e mëposhtme:


a) financimin me karakter promovues:

i. kredidhënia për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe startup-et vendase;

ii. kredidhënia dhe mbështetja për eksportet e mallrave dhe shërbimeve vendase;

iii. kredidhënia për projektet publike në nivel qendror e vendor, me përparësi për ekonominë e vendit;

iv. kredidhënia për zhvillimin, përmirësimin e modernizimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale të vendit”.

 

Sipas detajeve të funksionimit të saj të cilat janë tashmë publike, pritet që aksionere kryesore me 51% të jetë shteti shqiptar.

 

Kapitali fillestar i Bankës Shqiptare të Zhvillimit, i kontribuuar nga shteti shqiptar, është 10 000 000 000 (dhjetë miliardë) lekë.


Ai do të shlyhet në këste brenda një afati 4-vjeçar.


Kësti i parë i kapitalit aksionar është 1 000 000 000 (një miliard) lekë dhe do të shlyhet brenda vitit 2026.


Banka Shqiptare e Zhvillimit mund të hapë, të administrojë dhe të mbajë llogari bankare në Thesarin e Shtetit, në Bankën e Shqipërisë, si dhe në banka vendase e ndërkombëtare”.

 

Banka Shqiptare e Zhvillimit do të raportojë te Banka e Shqipërisë për qëllime statistikore dhe për regjistrin e kredive, e më pas edhe në Komisionin e Ekonomisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page