U KRIJUA QENI ROBOT I PAJISUR ME INTELIGJENCË ARTIFICIALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 16, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Universiteti Stanford dhe Instituti Çi Zhi i Shanghait kanë zhvilluar një qen robotic, të drejtuar nga inteligjenca artificiale (AI) me aftësi shkathtësie për të shkallëzuar pengesat, për të kapërcyer boshllëqet, për tu zvarritur nën pragje, dhe për të shtriqur nëpër të çara si kurrë më parë. Algoritmi i lejon robotit të vlerësojë në mënyrë autonome, dhe t'u përgjigjet sfidave fizike, bazuar në të dhënat e thellësisë së kamerës, dhe mësimin e makinerive. Ndryshe nga modelet e mëparshme, ky kombinon vizionin me autonominë, duke ofruar një grup më të gjerë aftësish. Studiuesit përdorën një sistem të thjeshtuar shpërblimi në algoritmin e tyre, duke shmangur kompleksitetin e metodave ekzistuese, dhe duke e bërë atë llogaritës të efektshëm. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments