U KRYE PROCESI I EKSTRADIMIT TË LULZIM BERISHËS NGA MBRETËRIA E SPANJËS NË DREJTIM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | AI KONSIDEROHET SI NJË NDËR KRERËT E AGJENTURËS SHQIPTARE TË KRIMIT ORDINER.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 19
- 1 min read

Aeroporti Rinas, Shqipëri | U krye procesi i ekstradimit të z. Lulzim Berisha nga Mbretëria e Spanjës në drejtim të Republikës së Shqipërisë.
Z. Berisha konsiderohet si një ndër krerët e agjenturës shqiptare të krimit ordiner (ish-kreu i bandës kriminale të Durrësit).
Ai u arrestua më 14 dhjetor të vitit 2023 në territorin e Mbretërisë së Spanjës.
Njoftim | Operacioni për kapjen e tij në Spanjë, i koduar “Sant Joan”, u finalizua më 14 dhjetor 2023, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albania-s dhe FAST Spanjës.
Në vijim të këtij bashkëpunimi, Interpol Tirana dhe Interpol Madridi finalizuan procedurën për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, L. B., 54 vjeç.
Në vitin 2020, atij i është caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër 2 ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments