top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U MBUSHËN 2 MUAJ NGA ARRESTIMI I KRYETARIT TË BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ | KRYETARI VELIAJ E KUJTOI KËTË DITË TË SHËNUAR ME NJË POSTIM NË “FACEBOOK”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 10
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Sot bëhen dy muaj nga arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

Z. Veliaj vendosi ta kujtonte këtë ditë të shënuar duke botuar një postim në rrjetin social virtual “Facebook”.

 

Reagim | Të dashur miq,

Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.

 

Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë!

 

Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri.

 

Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”!

 

Nuk do t’ua harroj kurrë!

Bekime dhe mall për ju të gjithë.

EV, thuhet në shënimin e tij të botuar në rrjetin social virtual Feisbuk (Facebook).


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Σχόλια

Βαθμολογήθηκε με 0 από 5 αστέρια.
Δεν υπάρχουν ακόμη βαθμολογίες

Προσθέστε μια βαθμολογία
bottom of page