top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U MBYLL MARSHIMI ANTIQEVERITAR | EDI RAMËS NUK IA BËN “SYRI TËRR”.

Tiranë, Shqipëri | Sot në mbrëmje pati në Tiranë gjatë një marshimi anti-qeveritar të qendrës së djathtë të udhëhequr nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSh).

 

Mbështetësit e opozitës hodhën një sërë koktejlesh molotovi përpara kryeministrisë, përpara se të vazhdonin marshimin që u ndal përpara selisë së subjektit pushtetmbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë (PSSh).

 

Edhe këtu një dush me kokteje Molotov u hosh në fasadën e ndërtesës, e cila u përfshiri nga flakët.

 

Policia ndërhyri për të shuar zjarrin, dhe përdori bomba tymuese për të shpërndarë turmën e drejtuar nga deputetë të Partisë Demokratike.

 

I njëjti skenar u përsërit më pas para zyrave të Ministrisë së Brendshme.

 

Grumbullime pati edhe përpara Bashkisë së Tiranës, të drejtuar nga kryebashkiaku socialist Erion Veliaj.

 

Përveç gazitlotsjellës, policia përdori edhe topa uji.

 

Sot është vetëm fillimi i një beteje që do të vazhdojë deri në fitoren tonë”, deklaroi dje z. Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak që nga dhjetori i kaluar dhe në pritje të nisjes së një gjyqi që e sheh të akuzuar për korrupsion për favorizimin e dhëndërit të tij, në privatizimin e truallit të një klubi sportiv, në Tiranë, mbi të cilin u ndërtua më pas një kompleks pallatesh.

 

Opozita kërkon një ekzekutiv teknik që mund të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me argumentin se zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të bëhen me qeverinë e kryeminsitrit aktual Edi Rama.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page