top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U NDA NGA JETA BASHKËTHEMELUESI I “ADOBE” | SHKAQET MISTER.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 22, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Sipas raportimeve të mediave, bashkëthemeluesi i Adobe, Xhan Uornok (John Warnock), ka vdekur në moshën 82-vjeçare. Shkaku i saktë i vdekjes nuk është bërë i ditur.


CEO i Adobe, Shantu Nerëjen (Shantnu Narayen) shprehu dhimbje, duke thënë se z. Uornok (Warnock) kishte qenë një frymëzim i industrisë.


Ai, së bashku me z. Karl Geshke (Charles Geschke), themeluan Adobe në vitin 1982, duke krijuar teknologji novatore si Adobe PostScript që revolucionarizoi botimin në desktop.


Ai shërbeu si CEO deri në vitin 2000, dhe më vonë si Kryetar deri në vitin 2017. Ai mori disa çmime prestigjioze për kontributin e tij në fushën e teknologjisë.


Homazhet në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) përshëndetën ndikimin e tij vizionar, duke njohur rolin e tij në ndryshimin e industrisë dhe çlirimin e kreativitetit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page