U NDALUAN SHPEJTIM BAJRAKTARI + GJON NDECA | AKUZOHEN SE PLAGOSËN ME THIKË ALI BAJRAKTARIN DHE HEROLIND HAJDARAJN TE LOKALI “DRY BAR” NË GJAKOVË | 6 VETA NËN HETIM PENAL; POLICIA SEKUESTROI 1 THIKË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 29
- 1 min read

Lokali “Dry Bar”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Z. Ali Bajraktari dhe z. Herolind Hajdaraj, mbetën të plagosur rëndë me mjete prerëse (dyshohet thika) dhe janë dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim mjekësor.
Akti kriminal ndaj tyre ngjau sot në orët e para të ditës (pas mesnate) në një njësi shërbimi publike (lokal) të emërtuar “Dry Bar”.
Nën hetim penal paraprak janë disa veta (rreth 6) për shkelje penale të parashikuar si: “Vrasje në tentativë”.
Dy prej tyre janë:
1- Z. Gjon Ndeca.
2- Z. Shpejtim Bajraktari.
Edhe ata kanë mbetur të lënduar.
Gjatë kontrollit të automjetit të z. Gjon Ndeca policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një armë të ftohtë (thikë), e cila, ka dyshime të arsyeshme se është përdorur në sherr.
Prokuroria urdhëroi ndalimin e tyre.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti