top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U PEZULLUAN NGA DETYRAT SUBJEKTET E ZBATIMIT TË LIGJIT ELVIS DERVISHI + ERVIS ALISINANAJ + SHKËLZEN RUSKA | AKUZOHEN SI BASHKËPUNËTORË TË AGJENTURËS SË KRIMIT ORDINER.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 2
  • 1 min read

Njoftim | Në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të zhvilluar nga SPAK, BKH, AMP dhe Policia e Shtetit, në funksion të procedimit penal nr. 169 të vitit 2022, ku gjatë operacionit u arrestuan dy punonjës policie dhe një tjetër u shpall në kërkim, ju informojmë se:

 

Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, bazuar në nenin 121 të Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe në nenin 222 të Rregullores së Policisë, ka bërë menjëherë pezullimin pa pagesë të tre punonjësve të policisë, konkretisht:

 

• Sh. R., me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.

• E. A., me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

• E. D., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i shpallur në kërkim.

 

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë ndaj këtyre punonjësve.

 

Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për evidentimin dhe largimin nga radhët e saj të punonjësve që cenojnë imazhin e Organizatës së Policisë së Shtetit, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Z. Elvis Dervishi, z. Ervis Alisinanaj dhe z. Shkëlzen Ruska
Z. Elvis Dervishi, z. Ervis Alisinanaj dhe z. Shkëlzen Ruska

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page