U PREZANTUA PARTIA “DJATHTAS 1912” | PARTIA E PINJOLLËVE TË BEJLERËVE DHE TË AGALLARËVE QË SHPALLËN PAVARËSINË NGA TURQIA OTOMANE NË VITIN 1912.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 12, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Grupimi Alibeaj paraqiti partinë politike më të re në skenën shqiptare, e cila, do të quhet “Djathtas 1912”.
“Projekti ynë është një projekt i ri politik. Shteti i së drejtës është themeli ynë. Besojmë se një qeveri është më efikase dhe më pak e korruptuar kur është e kufizuar në madhësi dhe fuqi”, tha z. Alibeaj.
“Ne aspirojmë për drejtësi për krimet e komunizmit dhe mbështetemi te vlerat më të mira të elitës shqiptare që u shkatërrua nga diktatura.
Ne vendosim interesin kombëtar përpara gjithçkaje: sovranitetit, kulturës dhe tërësisë territoriale, duke mbështetur fort të gjithë bashkëkombasit tanë shqiptarë dhe duke u angazhuar për përparimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe të gjithë faktorin shqiptar në rajon”, tha z. Alibeaj.
Disa nga themeluesit e partisë “Djathtas 1912” janë:
1- Z. Enkelejd Alibeaj.
2- Z. Arbi Agalliu.
3- Z. Roland Bejko.
4- Znj. Flutura Açka.
5- Z. Rezart Kthupi.
6- Z. Seladin Jakupllari.
7- Z. Edvin Kulluri.
8- Z. Agron Kapllanaj.
9- Znj. Eriselda Zotaj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários