top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U PËRPOQ TË KALONTE OQEANIN ATLANTIK BRENDA NJË RROTE | U NDALUA DHE U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 16, 2023
  • 1 min read

Florida, Amerikë | Një burrë nga Florida, Reza Ray Baluchi, u arrestua nga Roja Bregdetare e SHBA-së, pasi u përpoq të notonte përtej Oqeanit Atlantik, në një anije të bërë vetë, që i ngjan një rrote gjigante.


Incidenti i çuditshëm filloi kur roja bregdetare u ndesh me anijen e z. Baluchi afërsisht 70 milje larg brigjeve të Gjeorgjisë (Georgia), gjatë përgatitjeve për uraganin.


Z. Baluchi pretendoi se ai po shkonte në Londër, Angli.


Pavarësisht këmbënguljes së rojes bregdetare se anija e tij ishte e pasigurt për udhëtimin, z. Baluchi refuzoi të zbarkonte, duke çuar në një bllokim tre-ditor, ku ai kërcënoi të vetëdëmtohej, dhe pretendoi se kishte një bombë.


Në fund, ai u dorëzua dhe pranoi se kërcënimi me bombë ishte një mashtrim.

Z. Baluchi është përballur me incidente të ngjashme në të kaluarën, duke tentuar udhëtime në oqean në 2014, 2016 dhe 2021, duke çuar në paralajmërime dhe arrestime.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page