top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U SEKUESTRUAN PASURITË E ANDI ROSHIT DHE MARIO ROSHIT | AKUZOHEN PËR REKRUTIM DHE SHFRYTËZIM FEMRASH PËR PROSTITUCION.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 19, 2024
  • 3 min read

Updated: Mar 23

Dy vëllezërit, Andi dhe Mario Roshi.
Dy vëllezërit, Andi dhe Mario Roshi.

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë sekuestroi pasuritë materiale të dy vëllezërve Roshi, konkretisht të:

1- Z. Mario Roshi.

2- Z. Andi Roshi.

3- Të familjarëve të tyre...

 

Ata ishin nën hetim penal për hapjen e qendrave të masazhit, ku ushtrohej prostitucion.

 

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy vëllezërit Andi dhe Mario Roshi, u arrestuan në muajin shtator të vitit 2020 për veprën penale të “Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostuticioni”.

 

Dyshohet se si administratorë të qendrave të masazhit, pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore, ata i detyronin që të ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës.

 

Pronat e sekuestruara:

1- Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 34 m2, nr. 2/211+8-57/1, ZK 8250.

2- Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 106.4 m2, rr. “Hoxha Tahsin”.

3- Pasuria e llojit “Post Parkimi” me sipërfaqe 41.2 m2, Tiranë.

4- Automjeti “Benz 250 D”.

5- Automjet “Volkswagen”.

6- Automjet “Skoda Octava”.

7- Automjet “AUDI A8”.

8- Automjet “Smart”.

9- Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasve M.R., K.R., K.R. dhe A.R.

 

Njoftim | Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e vëllezërve nën hetim më parë për hapjen e qendrave të masazhit, me qëllim prostitucioni.

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasit M.R. dhe familjarëve të tij, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

 

Nga informacionet e grumbulluara në rrugë operative, në kuadër të procedimit penal nr. 1789, datë 12.03.2021, u siguruan informacione se shtetasi M. R., së bashku me të vëllanë e tij A. R. janë arrestuar në flagrancë dhe me vendim penal nr. 1512, datë 14.09.2020 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burgim” për veprën penale të “Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostuticioni”.

 

Si administrator të qendrave të masazhit, ata pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore, i detyronin që të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës.

 

Nga hetimet rezultoi se shtetasi M.R. dhe familjarët e tij zotërojnë shuma parash të çelura në bankat e nivelit të dytë, në emër të tyre dhe të familjarëve të tij, shuma këto të cilat mund të jenë me prejardhje nga aktiviteti i tij kriminal.

 

Nga hetimi i kryer deri më tani plotësohen kriteret për t’u vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetasve M. R., K. R., A.R., si dhe K. R., pasi ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi M. R. në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A.R., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

 

Në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe babai dhe bashkëshortja e tij. Nga hetimi i kryer deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi M. R., si dhe familjarët e tij, paratë e dyshuara si të përftuara nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm të mbajtjes së ambjenteve për shfrytëzim prostitucioni, për të cilën provohet se edhe eshtë dënuar shtetasi M.R., i kanë investuar në blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si formë e pastrimit të produkteve të veprës penale.

 

Për këto arsye, në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 34 m2, nr. 2/211+8-57/1, ZK 8250;

Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 106.4 m2, rr. “Hoxha Tahsin”;

Pasuria e llojit “Post Parkimi” me sipërfaqe 41.2 m2, Tiranë;

Automjeti “Benz 250 D”;

Automjet “Volkswagen”;

Automjet “Skoda Octava”;

Automjet “AUDI A8”;

Automjet “Smart”; dhe

Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasve M.R., K.R., K.R. dhe A.R, thuhet në njoftimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page