top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U SHPALL NË KËRKIM POLICOR EDISON ELEZAJ: AKUZOHET SE PLAGOSI ME ARMË ZJARRI TRE (3) VETA | SHKAQET NËN HETIM PENAL.

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Edison Elezaj, me moshë 32 vjeç, i biri i z. Hajri Elezaj, ky i fundit sipërmarrës tregtar, i njohur edhe si pronar i subjektit të amballazhimit dhe të tregtimit të ujit “Lajthiza”.

 

Ai akuzohet për plagosjen e disa vetave me armë zjarri.


E plagosur mbeti znj. Elona Pinari dhe dy vëllezër me mbiemër Pengili.

 

Autoritetet vendore të hetimit penal janë investuar me qëllim dokumentimin shkresërisht të shkeljeve penale që i atribuohen z. Edison Elezaj.


Çfarë ndodhi më saktësisht?

Një festë e orëve të vona në një nga restorantet luksoze në rrugën e Kavajës, brenda kompleksit të banimit “Deligjorgji” në Tiranë përfundoi me 3 të plagosur me armë zjarri, anëtarë të së njëjtës familje, motra dhe vëllezërit (Elona P. dhe dy vëllezërit Pengili).

 

Festa zhvillohej në “Savoy Garden”, një nga restorantet luksoze të Tiranës, i cili frekuentohet nga shumë personazhe të njohur.

 

Ai është hapur në vitin 2022, dhe sipas regjistrit tregtar është në bashkëpronësi të znj. Elira Ndreaj - me 51% të aksioneve - dhe të z. Ermir Ndreaj - me 41% të aksioneve, i njohur edhe si pronar i Cinco Cavalli.

 

Z. Edison Elezaj, kishte shkuar në festë i armatosur. Gjatë festës, pas mesnate, arma është shkrepur dhe për pasojë mbetën të plagosur 3 familjarë, motra me dy vëllezërit.

 

Njoftim | Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.

 

Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.

 

Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E., thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Lajm i përditësuar: U ARRESTUAN DARDAN ZALLI DHE ARJAN DUSHAJ: AKUZOHEN SE NDIHMUAN EDISON ELEZAJN TË FSHIHTE ARMËN E ZJARRIT ME TË CILËN PLAGOSI 3 VETA.


Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Dardan Zalli.

2- Z. Arjan Dushaj.

 

Ata akuzohen se kanë ndihmuar z. Edison Elezaj që të fshihte një armë zjarri të shkurtër brezi (pistoletë) me të cilën dyshohet se plagosi tre veta në një ngjarje me natyrë festive.

 

Vepra penale që u atribuhoet atyre është ajo e “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal, të RSh.

 

Përpos sa më lart, në kërkim policor u shpall:

1- Z. Edison Elezaj.

 

Akti kriminal ngjau në një restorant në rrugën e Kavajës, te kompleksi i banimit “Delijorgji”.

 

Njoftim | Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat:

 

– u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;

 

– u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

 

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

 

Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page