U SHPALL NË KËRKIM POLICOR FADI ALUAN (ALWAN) ME MOSHË 49 VJEÇ QYTETAR PALESTINEZ | AKUZOHET SE VRAU QYTETAREN PALESTINEZE RAIAN ALUAN (RAYYAN ALWAN) ME MOSHË 24 VJEÇE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 28
- 2 min read

Rruga “Gjon Muzaka”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit gjetën të vdekur:
1- Znj. Raian Aluan (Rayyan Alwan), me moshë 24 vjeçe, qytetare palestineze.

I dyshuar si vrasës i saj, u shpall në kërkim policor bashkëshorti i saj, z. Fadi Aluan (Alwan), me moshë 49 vjeçe, qytetar palestinez.
Ai akuzohet se e ka goditur me thikë disa herë bashkëshorten e tij në një apartament të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Gjon Muzaka” disa ditë më parë.
Njoftim | Falë hetimeve të shpejta dhe profesionale të Sektorit për Krimet e Rënda, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i vrasjes, shtetasi F. A, 49 vjeç.
Rreth orës 12:55, shërbimet e policisë morën njoftimin për gjetjen e trupit të pa jetë të viktimës në një apartament me qira në rrugën “Gjon Muzaka”.
Hetimet fillestare zbuluan se viktima kishte plagë të shumta, të shkaktuara nga një mjet prerës, dhe dyshohet se këto plagë kanë çuar në vdekjen e saj.
Përmes analizimit të provave dhe hetimeve të detajuara, u konstatua se viktima ishte shtetasja R. A., 24 vjeçe, që jetonte me bashkëshortin e saj, F. A., gjithashtu palestinez, në apartamentin ku ndodhi ngjarja.
Policia dyshon se pas krimit, autori ka braktisur Shqipërinë dhe është arratisur jashtë shtetit.
Grupi hetimor vazhdon punën për të përcaktuar me saktësi kohën e vrasjes përmes ekspertizës mjekoligjore dhe analizës së provave të sekuestruara.
Po ashtu, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit të shpallur në kërkim.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



Comments