top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U SHPALL NË KËRKIM POLICOR JETMIR PEPA | AKUZOHET SE SHTIU ME ARMË ZJARRI NË NJË KLUB NATE.

Tiranë, Shqipëri | Dy të shtëna me armë zjarri pranë një klubi natë në datën 1 janar 2025 (në orët e para të mëngjesit).

 

Autoritetet e hetimit penal pas kqyrjes së kamerave të sigurisë ka arritur të identifikojë autorin dhe ta shpallin në kërkim policor.

 

Nga klubi janë shoqëruar disa subjekte që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

 

Në momentin e të shtënave, në skenë ka qenë duke performuar këngëtari repist Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik “Stresi”.

 

Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

 

Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamërave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.

 

Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij.

 

Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Lajm në përditësim, …👇👇👇


Çfarë ndodhi më konkretisht?

Z. Jetmir (Mir) Pepa hodhi cigaren e pafikur tek një grup djemsh, pasi i goditi me gotë... dhe nxorri armën e zjarrit.


Natën e ndërrimit të viteve, z. Jetmir (Mir) Pepa ka qenë në zonën “VIP” të Parkut Olimpik i Tiranës, i marrë me qera nga klubi “Cinco Cavalli”.

 

Të zemëruar nga akti i tij, grupi i djemve fillimisht u përplas verbalisht me z. Pepa.

 

Më pas, përplasja palëve ka vijuar me gota. Z. Pepa ka nxjerrë armën e zjarrit dhe qëlloi në ajër duke shkaktuar panik tek të gjithë të pranishmit e tjerë.

 

Është e paqartë se përse dhe si z. Pepa i ka shpëtuar kontrollit paraprak dhe është futur në klubin e natës me armë zjarri.

 

Trajtimi preferencial i ushtruar ndaj tij duke e lejuar të hynte i armatosur në klubin e natës mund të kishte shkaktuar viktima të pafajshme që kishin shkuar në klub për qef, dhe jo për të lënë kryet.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page