
Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Jorgo Rustemi.
Ai akuzohet se plagosi me armë të ftohtë z. Kostandin Ziu, i cili, u paraqit mbrëmjen e së enjtes (06.02.2025) në spital me plagë thike në qafë.
Njoftim | Korçë/Informacion paraprak Shtetasi K. Z., 26 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se shtetasi K. Z., 26 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi J. R., 22 vjeç, gjatë një konflikti fizik.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 22- vjeçarit J. R. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments